06 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasje

Prishtinë, 23 shkurt - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:00, zyrtarët policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë pranuar informacionin se në parkingun komercial të aeroportit ishin dëgjuar të shtëna me armë të zjarrit.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar dy të dyshuar (me inicialet B.A , viti i lindjes 1982 dhe K.A viti i lindjes 1988).

Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit (një pistoletë) duke shtënë në drejtim të dy viktimave të cilët në atë moment ndodheshin në hapësirën e parkingut komercial të Aeroportit.

Policia ka theksuar se dy të lënduarve u është dhënë ndihma e parë nga mjekët e aeroportit dhe pas këtij tretmani mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare.

Zyrtarët policorë të policisë kufitare të Aeroportit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe lidhur me këtë rast është njoftuar edhe nënstacioni policor i Magurës.

Nga personat e dyshuar tashmë të arrestuar policia ka konfiskuar një armë të zjarrit – pistoletë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria kompetente kurse policia është në proces të grumbullimit të informacioneve rreth motivit të mundshëm të këtij incidenti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)