03 Maj 2024

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte të dhunimit

Prishtinë, 27 shtator - Sot, gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona lidhur me një rast të krimeve të luftës. Dy të dyshuarit janë duke u hetuar mbi supozimet se kanë kryer krime lufte të dhunimit në prill 1999 në Kosovë.

 Personat e arrestuar për krime lufte të dhunimit janë Gjorgje Bojkoviq nga Baimoci dhe Jovica Dejanoviq nga Prilluzha.

Operacioni i përbashkët, i kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) e Policisë së EULEX-it dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës (NJHKLPK), është realizuar në Baimoc (Babin Most) dhe Vushtrri.

Mbështetjen operative e kanë ofruar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe Njësia Forenzike e Policisë së Kosovës.   

Të dyshuarit u arrestuan me urdhër të gjykatës, ndërsa është bërë edhe bastisja e shtëpive.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)