28 Prill 2024

Arrestohen dy serbë në Zupç për pengim të lëvizjes së lirë

Prishtinë, 24 gusht - Zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowitzki, ka deklaruar se janë në zhvillim e sipër negociatat për zhbllokimin e rrugëve në Zupç, ku serbët kishin vënë barrikada.

Serbët në pjesën veriore të Kosovës kishin bllokuar kalimin e makinave të EULEX-it, me arsyetimin se ky mision nuk po e mbanë neutralitetin ndaj statusit.

Nowitzki ka thënë se KFOR-i ka reaguar menjëherë dhe e ka vendosur një pikë kontrolli në afërsi të Zupçes. Ai ka konfirmuar se pasdite janë arrestuar dy persona për pengim të lëvizjes së lirë.

KFOR-i dhe EULEX-i në Zupç kanë ndërmmarë operacionin me qëllim që të sigurohet kalimi për policët e EULEX-it në drejim të Zubin Potokut, pasi një grup i vogël kriminal kishte penguar lirinë e lëvizjes në këtë fshat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)