30 Prill 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar, për raste të vjedhjeve të rënda

Fushë Kosovë, 15 tetor - Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Hetuesit e stacionit të Fushë Kosovës, i kanë dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve të ndodhura,  në zona të ndryshme të rajonit të Fushë Kosovës.

Hetuesit  policor, janë në vazhdimësi  të operacioneve  për kapjen e të dyshuarve për rastet e vjedhjeve.

Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, të cilët dyshohet me bazë të jenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda.
 
Personat e dyshuar:

o    F. R, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o    J. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)