19 Maj 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për marrje të ryshfetit

Prishtinë, 27 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht sektori për hetimin e korrupsionit, dje rreth orës 16:00 ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje e ryshfetit’.

Personat e arrestuar janë: P. Gj. i lindur me 1979 dhe L. M. i lindur me 1983.

Hetuesit policorë kishin pranuar një informatë se nga  personat e dyshuar tashmë të arrestuar nga policia, që të dy zyrtarë në QKUK, njëri mjek dhe tjetri teknik medicinal,  viktima mashkull shqiptar kosovar ishte shtyrë që për transportin e fëmijës së tij për ta dërguar prej QKUK-së në spitalin e Shqipërisë t’u japë ryshfet dy zyrtarëve të QKUK-së.

Pas marrjes së kësaj informate me autorizim të prokurorit kompetent janë aplikuar masat e fshehta hetimore, me ç’rast të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 100 euro, ku të njëjtit kanë pranuar se këto mjete i kishin pranuar nga viktima.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim dhe autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë ndalur në qendrën e mbajtjes për procedurat e  mëtejshme hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)