15 Maj 2024

Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike

Prishtinë, 23 shtator - Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik (DKKO), konkretisht njësitet në Gjilan dhe Pejë, kanë realizuar një operacion policor me ç’rast kane arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin e bazuar për posedim të substancave  narkotike.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Gjilanit, pas informatave të siguruara  përmes rrugëve operative se në një  fshat më konkretisht në  shtëpinë dhe lokalin pronë e të dyshuarit M. A. (1973) ka në posedim substanca narkotike.

Hetuesit policor nga kjo drejtori  gjatë bastisjes në shtëpinë dhe lokalin, personit të dyshuar (M. A.) kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale rreth 877.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroine, 408.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuan dhe 56 tableta ekstazi.  

Ndërsa tek i dyshuari Sh. A. (1989) gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës 1.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuan.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)