Arrestohen dy persona për kontrabandim me derivate

Prishtinë, 7 prill - Policia e Kosovës, sot ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, të cilët besohet se po kryenin veprën penale kontrabandim me derivate.
Arrestimi i këtyre personave të dyshuar është arritur pas sinjaleve dhe fotove të marra nga kamerat e sigurisë, ku të dyshuarit janë vërejtur se bënin lëvizje të kundërligjshme në zonën e Vitomiricës.
Me këtë rast në kamionin të cilin e drejtonin personat e arrestuar nga Policia e Kosovës pas kontrollit është gjetur në rimorkion e kamionit sasi të derivateve naftës, mbi 20.000 litra. Në brendi të karrocerisë së kamionit ishte ndërtuar një rezervuar i modifikuar për transportim ilegal të derivateve.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:
N. R.lindur me 1986 m/k/serb
M. T. lindur me 1995m/k/serb
Të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin përkatës, prandaj dyshohet se sasia e derivateve po kontrabandohej nga Serbia, që kishte destinacion Kosovën.
Me urdhrin e prokurorit kompetent të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse kamioni me sasinë e derivateve të kontrabanduara është sjellë në stacion policor dhe do të dërgohet në terminal të Doganës së Kosovës, kurse rasti i kompletuar i dorëzohet Njësisë së Hetimeve Rajonale për procedim të mëtutjeshëm.