04 Maj 2024

Arrestohen 8 persona për krim të organizuar e kontrabandim me mallra

Prishtinë, 24 dhjetor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të organizuar në bashkëpunim me Doganat e Kosovës Inspektoratin policor të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka bërë arrestimin e tetë personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘krim i organizuar’ dhe ‘kontrabandim me mallra”.

Operacioni i përbashkët sipas planit operativ i quajtur “Koordinimi” ka zgjatur me hetime për disa muaj me radhë dhe më 23 dhjetor 2013 ka rezultuar me arrestimin e tetë personave të dyshuar si dhe kontrollimin e 16 lokacioneve të ndryshme, ku prej tyre pesë shtëpi banimi dhe njëmbëdhjetë lokale afariste.

Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar  me autorizim të prokurorisë speciale të Republikës së Kosovës, ku subjekt hetimi kanë qenë një grup i dyshuar kriminal nga Kosova dhe Maqedonia e që në vazhdimësi kanë kontrabanduar mallra nga Maqedonia në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugët ilegale.

Në disa raste ky grup i organizuar mirë ka shfrytëzuar edhe pikë kalimin kufitar Hani i Elezit ku dyshohet që ka qenë i ndihmuar nga dy zyrtarë policor tashmë të arrestuar.

Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë konfiskuar katër  vetura të cilat dyshohet se janë përdorur për kontrbandim të mallrave dhe tetë telefona celular.

Gjithashtu në lokalet afariste nga dogana është konfiskuar dhe evidentuar mall i konsiderueshëm që dyshohet të jetë i kontrabanduar pasi që në momentin e kontrollit pronarët nuk kanë mundur të dëshmojnë origjinën e mallit.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve për të vazhduar me procedurat e mëtejshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)