28 Prill 2024

Arrestohen 6 të dyshuar për substancë narkotike dhe prostitucion

Prishtinë, 2 gusht - Dje hetuesit policor në Mitrovicë kanë bërë arrestimin e dy meshkujve kosovar të nacionalitetit serb nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale posedim ilegal i narkotikëve.

Arrestimi i tyre është bërë i mundshëm pasi që tek të njëjtit gjatë një kontrolle policore në oborrin e shtëpisë së tyre e cila gjendet në rajonin e Mitrovicës, janë gjetur dhe konfiskuar 229 bimë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuan.

Pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit janë dërguar në qendër të ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Të dyshuarit e arrestuar janë: D.  S. mashkull serb dhe S.  S. po ashtu serb        

Po në të njëjtën datë njësia e hetimeve të stacionit policor Malishevë ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit F. D. shtetas kosovar  në një fshat të komunës së Malishevës dhe gjatë bastisjes janë gjetur disa armë, municione dhe disa fara që dyshohet të jenë fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Armët e gjetura dhe tashmë të konfiskuara në shtëpinë e të dyshuarit janë: një armë e gjatë M-48 me pesë  copë fishek, një armë gjuetie Magnum Turke, katër copë fishek,tre gëzhoja te pistoletës (9 mm), një brisk me patentë, një kapele perik dhe dy qese te vogla substancë e dyshimtë 0. 76 gram (lloji marshuan).

Të dyshuarit pas intervistimit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me proceduar të mëtutjeshme.

Edhe një rast tjetër i trajtuar nga ana e policisë po në të njëjtën datë, ka rezultuar me arrestimin e tri femrave të dyshuara, të cilat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “marrje me prostitucion”.

Më 01. 08. 2012 rreth orës 20:00, Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ)- sektori qendror pas një pune operativo-hetimore ka bërë arrestimin e tri femrave të cilat dyshohet që kanë kryer veprën penale Mundësim në prostitucion.

Të dyshuarat tashmë të arrestuara janë: N. K. lindur më  1979 femër shtetase kosovare, M. A.  lindur më  1977 femër shtetase e Shqipërisë dhe G. K. lindur më  1988 femër shtetase e Shqipërisë.

Lidhur me këtë rast të dyshuarave ju është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe më pastaj lënda do të procedohet në prokurori.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)