06 Maj 2024

Arrestohen 6 të dyshuar për posedim të narkotikëve

Prishtinë, 21 mars - Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me substanca narkotike në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale  ka bërë konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike e llojeve të ndryshme si heroinë, kokainë dhe marihuana si dhe ka bërë arrestimin e gjashtë personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale krim i organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Kështu kjo drejtori së bashku me sektorët e saj në Gjilan dhe Mitrovicë në bashkëpunim me prokurorin publik të Qarkut në Gjilan më 20. 03. 2012, në qytetin e Mitrovicës ka zhvilluar operacionin e koduar “Eskorta”.

Gjatë këtij operacioni është bërë kontrollimi i pesë shtëpive të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit janë gjetur 39 (tridhjetë e nëntë) qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, gjithashtu është gjet një paketim me substancë narkotike e dyshuar e llojit marshuan, dhe 1 qese dhe një cigare te mbështejllur me substance narkotike e llojit Marihaun.

Operacioni policor nuk ka përfunduar me kaq pasi që gjatë vazhdimit të kontrollimit të këtyre shtëpive është gjetur edhe një revole e llojit  Cërvena Zastava 99 me një karikator si dhe pesë fishek te cal.  7.62.

E gjithë substanca narkotike është konfiskuar nga ana e hetuesve policor të drejtorisë për hetimin e trafikimit me substanca narkotike- sektori i Gjilanit dhe Mitrovicës, gjithashtu si  dëshmi materiale lidhur me rastin janë konfiskuar 750 euro dhe  7 telefona.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:   Albert F. lindur më  1991, Kujtim Sh. lindur më 1991, Gzim Z. lindur më  1990, Arton A. lindur më 1989, Antigone A. lindur më 1981 dhe Ajet F. lindur më 1990.

Si rezultat i Operacionit të koduar ESKORTA në cilësi të dëshmive dëshmive janë konfiskuar

127  gram substancë narkotike e dyshuar e llojit Heroin, 48  gram substancë narkotike e dyshuar e llojit Kokaine, 197 gram substancë narkotike e dyshuar e llojit Marihaun, 1         revole e llojit Cërvena Zastava 99, 2450 €, 5 fishek të kalibrit 7.62, 13 telefona celular si dhe 1         veture Golf IV . 

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar personave të dyshuar ju është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë ndërkohë që janë duke vazhduar procedurat e mëtutjeshme hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)