28 Prill 2024

Arrestohen 6 të dyshuar 4 nga ta për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 20 janar - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë të dyshuar katër nga ta për trafikim me qenie njerëzore ndërsa dy të tjerë për detyrim të kërkim lëmoshës.

Drejtoria e hetimeve të trafikimit me njerëz në Prishtinë kishte filluar një hetim dy muaj më parë me qëllim të identifikimit dhe zbulimit të viktimave që ishin cak i trafikimit.

Kështu që sipas njoftimit te policisë, hetuesit policor në bazë të informatave që posedonin bëhej fjalë për një grup personash të dyshuar pronarë të moteleve-restoranteve shfrytëzonin vajza kosovare për qëllime të shfrytëzimit seksuale.

Këta të dyshuar janë hetuar nga ana e policisë me një plan të menduar mirë dhe profesional për një kohë të gjatë dhe më 17. 01. 2011 ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar.

Të dyshuarit e arrestuar janë një nga rajoni i Ferizajit B. Krajkova, një nga rajoni i Gjilanit Xh. Gashi dhe dy nga Prishtina F. Sylejmani dhe SH. Uksmajli.

Lidhur me këtë rast janë identifikuar tri femra në cilësinë e viktimës në mesin e tyre një e mitur.

"Të gjithë personat e arrestuar janë intervistuar nga hetuesit policor dhe pas intervistimit është përgatitur kallëzimi penal me të gjitha provat dhe dëshmitë ku të njëjtat janë dorëzuar në prokurorinë për procedurë të mëtejmë penale", thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Gjithashtu nga po e njëjta drejtori (Drejtoria e hetimeve të trafikimit me njerëz) në Ferizaj  gjatë implementimit të operacionit të koduar “LYpësia” kanë arrestuar dy të dyshuar, B. Andrevski nga Maqedonia dhe Z. Ibisheviq shtetas serb nën dyshimin e bazuar se abuzonin me një vajzë të mitur nga republika e Serbisë me nacionalitet rom.

Kështu të dyshuarit tanimë të arrestuar dyshohet se  kanë detyruar  viktimën të kërkojë lëmoshë nëpër lokale të ndryshme.

Hetuesit policor pasi që janë konsultuar me prokurorin e qarkut është marrë vendim që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)