05 Maj 2024

Arrestohen 5 persona, konfiskohen 60 kg substancë narkotike

Prishtinë, 27 mars - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit Policor të Drejtorisë për hetimin e Trafikimit me Narkotik pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative, kanë arritur të sigurojnë dhe identifikojnë rastin se disa persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë, janë  duke përgatitur një transport të substancave narkotike nga Kosova.

Sot rreth orës 12:00 njësitet policore kane ndërmarrë një operacion taktik me ç’ rast  kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit  në fshatin Milloshevë të komunës se Obiliqit.

"Në një parking ka qenë e parkuar vetura Mercedes ngjyrë e zezë  me targa  të Tiranës ku gjate kontrollit  në bagazh të veturës janë  gjetur 3 thasë të mbushur me substancë  narkotikë qe dyshohet se është e llojit marihuanë,  ndërsa brenda  në ulëset e prapme të veturës së njëjtë gjithashtu janë gjetur edhe 3 thasë të tjerë mbushur me narkotikë të dyshuar të llojit marihuana", thekson policia.

Sipas njësisë së Krimteknikës pesha e përgjithshme e përgjithshme e substancës  narkotike është 62 kg. e 236.9 gram. 

Më pas para një hoteli në magjistralen Prishtine –Mitrovice afër fshati Milloshevë është ndaluar edhe vetura Audi ngjyre e kuqe me në të cilën ishin edhe 4 personat e tjerë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë qenë në përcjellje dhe vëzhgim të rrugës, me pastaj është arrestuar personi i pesetë si dhe është konfiskuar edhe një veturë e tipit Audi.

Lidhur me këtë raste janë arrestuar 5 persona të dyshuar të gjithë meshkuj shqiptar shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Personat e arrestuar janë: U. P - S.  A - Sh.  F - A. J - E. S.

Në cilësi të provave janë konfiskuar: Vetura Audi, Vetura Audi  A 4 dhe Vetura Mercedes

Si dhe nga të gjithë të dyshuarit janë konfiskuar 3550 Euro para të gatshme  dhe  21120 Lek shqiptare dhe 8 telefona te ndryshëm celular.

Lidhur me ketë rast është konsultuar  prokurori i cili ka urdhëruar që të gjithë të dyshuarit të dërgohen në qendrën e mbajtjes deri në procedurat tjera hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)