18 Maj 2024

Arrestohen 20 persona të dyshuar në Gjakovë

Prishtinë 19 janar  - Policia e Kosovës,  me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë ka realizuar një operacion të suksesshëm policor të koduar me emrin “Cunami” me ç’rast ka kontrolluar (15) lokale afariste  dhe ka arrestuar (20) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjatë implementimit te planit policor në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

5 (pesë) Arme ilegale (dy pushke gjuetie dhe 3 revole,
1 (një) elektroshok 
28 (njëzetetetë)  municion te kalibrave  të ndryshëm
2 (dy) thika
1 (një) boks metali (sulmues)
1 (një) këllëf revole .

Në kuadër të (20) personave të arrestuar, prej tyre 5 persona janë për Mbajtje ne Pronësi dhe kontroll te paautorizuar te armës, ndërsa (2) dy persona për  ”Veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike dhe Prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike.
Po ashtu në kuadër të planit policor sipas autorizimeve policore dhe sipas listave te personave te kërkuar janë arrestuar edhe (13) persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

I gjithë operacioni policor është mbikëqyrur intensivisht nga Komandanti i Operacionit dhe Komandanti taktik në terren dhe se gjithçka ka shkuar ne rregull sipas planit operativ. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)