14 Maj 2024

Arrestohen 2 të dyshuar për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’

Prishtinë, 24 tetor -  Sektori qendror i Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore, me 23 tetor 2013, ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’ dhe ‘marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës’.

Hetuesit kanë filluar operacionin policor pas një informate të pranuar se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari H. S. lindur me 1951, punëtor i Qendrës për Punë Sociale, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar, ka bërë marrëveshje me një person i cili ka shprehur gatishmërinë ta adaptojë një fëmijë në mënyrë ligjore.

I dyshuari H. S. nuk i ka ndjekur procedurat ligjore të adaptimit të fëmijës sipas procedurave ligjore, mirëpo në bashkëpunim me të dyshuarin tjetër A. H. lindur më 1972, që pretendohet të jetë prindi i një fëmije 4 vjeçar të gjinisë mashkullore, ka tentuar që të përfitojë duke ia dhënë fëmijën në adaptim në këmbim të shumës materiale në vlerë prej 60 mijë euro.

I dyshuari A. H. dyshohet që ka kryer veprën penale ‘marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës’, duke e keqpërdorur autoritetin prindëror ka tentuar të përfitojë materialisht apo për motive tjera të ulëta, duke tentuar që ta adaptojë fëmijën tek tjetërkush në mënyrë të kundërligjshme.

Me aktvendim të prokurorit përgjegjës të dyshuarit ndalohen për 48 orë, ndërkohë që janë duke vazhduar ende procedurat hetimore lidhur me këtë rast.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)