05 Maj 2024

Arrestohen 11 të dyshuar për krim të organizuar

Prishtinë, 7 korrik - Në një operacioni policor të koduar “UNAZA” është bërë arrestimi i njëmbëdhjetë personave të dyshuar për  kryerjen e veprës penale të “Krimit të organizuar”, “Trafikimit me njerëz”, “Pastrimit të parave”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “armëmbajtje pa leje”. 

Drejtoria e hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore e mbështetur nga njësitë speciale operative të rajonit të Prishtinës dhe Prizrenit, njësit e forenzikës dhe mbështetjes teknike kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës së Qarkut Pejë, me ç’ rast kanë bërë  bastisjen e 11 (njëmbëdhjetë) lokacioneve, 5 (pesë) lokale-bare të natës,5 (pesë) lokacione të banimit si dhe 1 (një) zyrë të punës, gjegjësisht zyra rajonale e punësimit në Gjakovë.

Të gjitha këto bastisje kanë ndodhur në qytetin e Gjakovës, duke filluar nga ora 06:40, të mëngjesit të datës 07/08/2012 deri në përfundim të operacionit policor.

Operacioni policor i koduar “UNAZA” kishte të bënte me arrestimin e personave të dyshuar për  kryerjen e veprës penale të “Krimit të organizuar”, “Trafikimit me njerëz”, “Pastrimit të parave”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Hetimi në lidhje me këtë rast ka filluar rreth një vit më parë dhe këto hetime janë kryer me autorizim dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të DHTQNJ-së (Drejtoria e hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore), kanë siguruar prova dhe dëshmi se 22 (njëzet e dy) viktimat e trafikimit që të gjitha shtetase moldave  janë trafikuar dhe janë mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm deri në zbulimin e rastit, viktima këto që janë mbajtur me qellim të shfrytëzimit për prostitucion nga ana e të dyshuarve, elemente këto të veprës penale të trafikimit me njerëz.

Viktimat e identifikuara nga ana e policisw janë:

1.    Ch.  Z        1983      Femër           Moldave

2.    C.   C         1989      Femër           Moldave

3.    E.   G         1988      Femër           Moldave

4.    N.   N         1981      Femër           Moldave

5.    M.   T         1981      Femër           Moldave

6.    L.   D         1989      Femër           Moldave

7.    M.   T         1993      Femër           Moldave

8.    T.   V         1982      Femër           Moldave

9.    T.   D         1989      Femër           Moldave

10. D.   C         1990      Femër           Moldave

11. C.   T         1990      Femër           Moldave

12. O.  CH        1983      Femër           Moldave

13. M.  C          1990      Femër           Moldave

14. N.  D          1987      Femër           Moldave

15. T.  D          1987      Femër           Moldave

16. N.  G          1990      Femër           Moldave

17. C.  B          1990      Femër           Moldave

18. I.   F          1983      Femër           Moldave

19. M.  M         1989      Femër           Moldave

20. T.  S          1983      Femër           Moldave

21. C.  C          1984      Femër           Moldave

22. D.  C          1985      Femër           Moldave 

Viktimat aktualisht janë strehuar në vend të sigurt dhe po trajtohen  sipas procedurave nacionale për viktimat e trafikimit. 

Të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar duke ndihmuar në forma të ndryshme kryerjen e veprës panel të krimit të organizuar.

1.    K. D             1961            M/Sh/Kosovar

2.    L. D             1988            M/Sh/Kosovar

3.    H. TH           1959            M/Sh/Kosovar

4.    E. TH           1985            M/Sh/Kosovar

5.    R. TH           1977            M/Sh/Kosovar

6.    A. B             1980            M/Sh/Kosovar

7.    A. U             1961            M/Sh/Kosovar

8.    L. TH            1977            M/Sh/Kosovar

9.    M. N             1974            M/Sh/Kosovar

10. L. N             1981            M/Sh/Kosovar

11. B. D                               M/Sh/Kosovar

Gjatë bastisjeve në këto lokacionet e të dyshuarve janë konfiskuar këto gjësende me cilësinë e provave materiale si në vijim: 

§  1 armë automatike AK 47

§  1 Pushke gjuetie

§  1 Pistoletë  TT

§  1 Revole 9 mm

§  2 karikator  me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm

§  53 fishekë të kalibrit 9 mm

§  17 fishekë të pistoletës TT

§  1 Thika ushtarake

§  4 kompjuterë - desktop

§  4 lap-topa

§  12 telefona

§  11, 540 euro

§  213 dollar

§  dokumente të ndryshme 

Të gjithë personave të arrestuar me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale e Republikes së Kosoves i’u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)