02 Maj 2024

Arrestohen 11 persona për disa raste të grabitjeve

Prishtinë, 24 janar - Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Hetuesit  rajonal të Prishtinës, janë në vazhdimësi  të operacioneve  për kapjen e të dyshuarve për rastet e grabitjeve.

Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve është finalizuar me sukses më datë 23.01.2013,  ku u arrestuan njëmbëdhjetë persona të dyshuar.

Personat e arrestuar, dyshohet të kenë kryer grabitjet nën kërcënimin e armëve         (revole, thika, shufra),  në barnatore, posta, kazino, pompa derivatesh, në zona të ndryshme të rajonit të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Kaçanikut dhe Vitisë, ku përveç grabitjeve, të njëjtit në dy raste të raportuara në rajonin e Prishtinës, dyshohet tu kenë shkaktuar lëndime të rënda viktimave.


Rastet për të cilat janë arrestuar të dyshuarit kanë ndodhur gjatë dy muajve të fundit, në lokacione dhe intervale të ndryshme kohore.

Personat e arrestuar me datën 22 janar 2013
1. V. Berisha– mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
2. B. Berisha  – mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
3. V. Berisha -  mashkull, 21 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
4. Sh. Bytyqi - mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,  si dhe
5. F. Bytyqi  - mashkull, 24 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, pas shqiptimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga organet kompetente janë dërguar në qendrën e paraburgimit. 


 Personat e arrestuar  me datën 23 janar 2013

6. E. Deneja mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Shqipërisë
7.A. Behluli mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
8.A. Lika mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
9.K. Kasumi mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
10.    F. Kasumi mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
11.    A. Krasniqi mashkull, 26 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës,
janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës, ndërkaq hetuesit rajonal kanë identifikuar dhe janë në kërkim të tre peronave të tjerë të dyshuar për po të njëjtat vepra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)