07 Maj 2024

Arrestohen 10 të dyshuar për krim të organizuar

Prishtinë, 13 dhjetor - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar, pas hetimeve relativisht të gjata, në bashkëpunim me njësitë e tjera përkatëse policore, ka realizuar operacionin policor të koduar “IBRI” me qëllim të kapjes dhe arrestimit të një grupi të personave të dyshuar.

Gjatë realizimit të këtij plani policor janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse në disa lokacione (Prishtinë-Graqanicë-Lipjan), ku janë arrestuar 10 persona të dyshuar dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme si prova të veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Personat e dyshuar të arrestuar janë: Radovan. Zh (1983) serb, Milan. S ( 1985) serb, Ivica. E (1984) serb, Ivan . S ( 1987) serb, Ivana. S (1988) serbe, Blerim. N (1976) shqiptar, Bekim. A (1972) shqiptar, Urosh. J (1983) serb, Nenad. K (1982) serb, Maja. D (1987) serbe

Sendet e konfiskuara janë: 7 vetura të llojeve të ndryshme, 3 revole kalibrash të ndryshëm, 14 fishekë, 3 kg narkotik të llojit marihuanë, çelësa kallauz për hapjen e veturave, 1 kompjuter, 3 Llap Topë dhe dokumentacione tjera që mund të përdoren si prova për gjykatë.

Personat e dyshimtë për një kohë të gjatë kanë vepruar si grup i organizuar ( serb dhe shqiptar ) duke vjedhur vetura të ndryshme në rajone të ndryshme të Kosovës, ku më pastaj i dërgonin në Mitrovicën Veriore dhe përmes ndërlidhësve bënin kompromise për kthimin e veturave të vjedhura tek pronarët, duke përfituar shuma të mëdha të parave.

Personat e dyshimtë merreshin edhe me falsifikimin e veturave dhe dokumentacioneve të tyre dhe pastaj të njëjtat i shitnin për përfitime materiale. Po ashtu ky grup i organizuar kriminal dyshohet se merreshin edhe me veprimtari tjetër kriminale si trafikimin e substancave narkotike, armëve dhe municioneve të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)