15 Maj 2024

Arrestohe për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi

Prishtinë, 7 tetor -  Sot rreth orës 12:00 hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka bërë  arrestimin e një personi të dyshuar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën  penale “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, duke shkelur ligjin dhe rregullat e veprimtarisë afariste  të bankës, me  rastin e dhënies së kredive.

Personi i arrestuar është K. B  ish zyrtar  i filialit Pro-Credit Bank në Vushtrri i cili është arrestuar si rezultat i hetimeve që hetuesit policor kanë kryer lidhur me një  rast të më hershem ku janë arrestuar disa persona deri tani.

Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë raste janë kryer nën autorizimin e prokurorit  përkatës dhe ndaj personit të dyshuar tashme të arrestuar nga policia është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat e me tejshme hetimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)