29 Prill 2024

Arrestim në Mitrovicë në lidhje me terrorizëm

Prishtinë, 17 qershor - Njësia Anti-Terrorizëm e Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të  EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka arrestuar një mashkull shqiptar të Kosovës në rajonin e Mitrovicës pas kërkesës së bërë për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës autoriteteve kompetente në Kosovë.

Gjithashtu, në  lidhje me këtë kërkesë, Policia e Kosovës e ka bërë  bastisjen e një shtëpie. 

Prokurori publik i Shteteve të Bashkuara për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut e ka akuzuar të pandehurin për dy vepra: sigurimi i përkrahjes ose resurseve materiale për terroristë, përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit, ose lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj.

Urdhër-arrestimi dhe bastisja e shtëpisë janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)