04 Maj 2024

ARC mbajti trajnim për Kodin Etik

Prishtinë, 25 shtator - Agjencioni për Regjistrim Civil i Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Projektin e Komisionit Evropian: “Mbështetje Agjencisë për Regjistrim Civil dhe Sistemit të Unifikuar të adresave”, kanë mbajtur sot një trajnim në lidhje me Kodin e Etikës, mbrojtjen e të dhënave personale dhe anti-korrupsionin për Shefat e Zyrave Komunale të Gjendjes Civile dhe Koordinatorët e Qendrave Komunale të Regjistrimit Civil.

Në këtë trajnim morën pjesë, Frank Nan nga Komisioni Evropian, Sabrije Rashani-Koci u.d Drejtore e Departamentit të Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, Ruzhdi Jashari, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Blerim Kelmendi nga Agjencia Anti-Korrupcion etj.

Gjatë këtij trajnimi u vu në pah se një nga kushtet që del nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin të  vizave është siguria e dokumenteve,  hartimi i një kodi të etikës dhe mbajtja e trajnimeve mbi anti-korrupsionin dhe mbrojtjen e të dhënave personale për punonjësit e përfshirë në ofrimin e shërbimeve të gjendjes civile dhe regjistrimit civil.

Agjencioni për Regjistrim Civil duke marrë parasysh obligimet e veta, mbajti këtë takim me personelin menaxherial, që janë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve të gjendjes civile dhe regjistrimit civil, në mënyrë që t\'iu ofroj atyre njohuri në lidhje me përmbajtjen e Kodit të Etikës, i cili është përgatitur me mbështetjen e Projektit të KE-së.

Kodi i Etikes është një bashkësi e parimeve dhe vlerave të cilat duhet të udhëheqin punën e stafit drejtues dhe të gjithë punonjësve tjerë. Ky kod do t’i kontribuoj edhe më shumë realizimit të misionit të ARC-së në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, profesionale dhe të avancuara, të bazuara në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.

Gjatë këtij takimi u fol edhe çështja e parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë kontekst,  u vlerësua se sigurimi i përdorimit dhe zbulimi i duhur i informatave zyrtare është me rëndësi të veçante për punonjësit e ARC-së,  e drejtë kjo e përcaktuar edhe në Ligjin mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sigurimi i transparencës në shërbime si pjesë e parimit llogaridhënia dhe transparenca e shërbimeve të gjendjes civile dhe regjistrimit civil ishte një ndër çështjet tjera  që u përmenden  në këtë trajnim. Trajnime të tilla do të mbahen për gjithë personelin e nivelit lokal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)