02 Maj 2024

Amir Sopa dënohet 10 vite burg për vepër terrorizmi

Prishtinë, 30 qershor - Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës vendorë dhe të EULEX-it, të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, e dënoi Amir Sopën, i njohur edhe si Kadri Kameri, me dhjetë (10) vite e një (1) muaj burgim pasi që u shpall fajtor për veprat penale të terrorizmit dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Gjykata vërtetoi se Amir Sopa ka marrë pjesë aktive në një organizatë terroriste – Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH) në vitin 2003.

Më 20 korrik 2003, Amir Sopa e kishte shkrepur një predhë nga një raketahedhës, që e kishte në pronësi të paligjshme, drejt zyrës së Kryeprokurorit të Qarkut në objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Më 10 maj 2003, ai i kishte dërguar një letër ku e kërcënonte me vdekje Ismet Beqirin, i cili në atë kohë e mbante postin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Ndjekja penale u bë nga një prokuror kosovar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Aktgjykimi është nxjerrë më 29 qershor 2011. Palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)