04 Maj 2024

Ambasada Gjermane dëshiron të marrë pjesë në pastrimin e varrezave hebraike

Prishtinë, 2 dhjetor - Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Ernst Reichel, dënon përdhosjen e varrezave hebraike në Velani të Prishtinës, që ndodhi ditë më parë.

Reichel në një komunikatë për media ka vlerësua se duhet respekt i duhur, pa marrë parasysh se për cilin besim, është thelbësor për një bashkëjetesë paqësore.

Ambasada Gjermane synon që të marrë pjesë në pastrimin e varrezave hebraike të dëmtuara dhe tanimë është në kontakt me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Kosovës dhe me Shoqatën e Solidaritetit Shqiptaro-Hebre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)