06 Maj 2024

Ambasada e SHBA-ve reagon ndaj sulmit të punëtorëve në veri

Prishtinë, 28 shtator - Ambasada e SHBA-ve e dënon fuqimisht sulmin dhe dhunën e sotme të drejtuar në grupin multietnik të 41 punëtorëve të cilët ishin të punësuar në projektin e përkrahur nga USAID për  përkrahjen dhe përmirësimin e jetesës së komuniteteve në Mitrovicën veriore. 


Viktimat e sulmit ishin Serb dhe Shqiptarë të Kosovës, Boshnjak dhe të tjerë.  Të gjithë ata ishin thjesht qytetarë të rëndomtë të cilët punonin për kafshatën e gojës për veti dhe familjet e tyre gjersa punonin në projektin e hartuar për përmirësimin e jetës në komunitetin e tyre – pastrimi mjedisor ishte identifikuar si prioritet nga banorët lokal.


Ne dënojmë përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga personat të cilët ndjekin agjendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike dhe të drejtën e njerëzve për të fituar për kafshatën e gojës dhe për të përmirësuar ekonomin edhe shoqërinë e komunitetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)