Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë sulmohet me koktej molotovi

Prishtinë, 17 mars - Koktej molotovi është hedhur mbrëmë në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale. Kurse Policia është vënë në ndjekje të sulmuesve.
Tre persona kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë \"Toyota\" në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, Dragodan, të premten rreth orës 23:00, raporton.
Nuk janë raportuar të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Një togere policore po kalonte aty afër kur kishte vërejtur sulmuesit dhe ajo menjëherë ishte hedhur në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin që ka mundur të jetë më serioz.
Ditëve të fundit gjendja në Maqedoni mes etniteteve maqedone e shqiptare është acaruar sërish.