03 Maj 2024

Ambasada amerikane dënon dhunën në promovimin e revistës Kosova 2.0

Prishtinë, 17 dhjetor - Ambasada amerikane në Prishtinë komunikon deklaratën e Ambasadorës Tracey Ann Jacobson lidhur me dhunën e ushtruar gjatë promovimit të revistës Kosova 2.0, si dhe sulmin e së dielës në mbrëmje tek zyrat e OJQ-së Libertas.

“Ambasada amerikane dënon dhunën e ushtruar nga një grup ekstremistësh gjatë promovimit të revistës Kosova 2.0, më 14 dhjetor. Dhuna dhe kërcënimet nuk kan vend në shtetin modern demokratik dhe Shtetet e Bashkuara gjithnjë do të mbrojnë dhe përkrahin lirinë e shprehjes tek qytetarët si dhe lirinë e shtypit”.

“Raportohet se dhuna, si dhe incidenti që ndodhi kah fundi i javës, afër lokaleve të OJQ-së ishin të drejtuara kundër Komunitetit Lezbike, Homoseksual, të Dygjinishëm dhe Transgjinive (LGBT) në Kosovë.\"

\"Siç ka përsëritur Sekrertarja Clinton, të drejtat e anëtarëve të komunitetit LGBT janë të drejta njerëzore sikurse të gjithë të tjera, dhe si të tilla duhet të mbrohen dhe asnjëherë të harrohen apo injorohen. Pavarësisht nga besimet dhe pikpamjet e të tjerëve, nuk ka praktikë apo edhe traditë e cila do tu fishkëllonte të drejtave të cilat na takojnë, të gjithë neve”.

“Shtetet e Bashkuara çmojnë reagimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës për të dënuar incidentin e fundjavës, dhe së bashku do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë komunitetet të cilat mendojnë njësoj, për të avancuar të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës.\"

\" Derisa ngjarja e fundjavës ishte shqetësuese dhe zhgënjyese, puna jonë për të ndërtuar një Kosovë të fuqishme dhe me diversitete, do të vazhdoj pa u ndalur nga aktet e dhunës”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)