29 Prill 2024

Akuzat e Martit, prokurori i EULEX-it vitizon Kosovën

Prishtinë, 21 tetor - Prokurori udhëheqës i task-forcës speciale për hetime të Bashkimit Evropian, Klint Uilljemsën, përfundoi vizitën e tij në Kosovë.

“Duke iu referuar akuzave serioze për krim të organizuar dhe krime lufte, të pasqyruara në raportin e Këshillit të Evropës në dhjetor të vitit 2010 për hetimin e të cilave është themeluar task-forca speciale për hetim, Uilljemsën, tha se ky do të jetë një hetim kompleks-përfundimi i të cilit do të marrë kohë.\"

\"Sidoqoftë, ai theksoi se gjatë fazës fillestare task-forca ka ndërmarrë tashmë disa hapa për të siguruar informacione nga një numër burimesh institucionale, për të nisur hetimet”, thuhet në deklaratën për mediat.

Mësohet se pas takimeve me një varg përfaqësuesish të lartë politikë në Kosovë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, kreun e EULEX-it, Ksavie De Marnjak, Uilljemsën do ta vizitojë edhe Serbinë e Shqipërinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)