03 Maj 2024

Aktakuzë ndaj kryetarit dhe pesë zyrtarëve të Prizrenit

Prizren, 17 maj - Prokurori i EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë të kësaj komune.

Ramadan Mujës i ngarkohen katër pika të aktakuzës. Ai akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.

Edhe Minir Krasniqi, i cili ngarkohet në dy pika të aktakuzës, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.

Ndërkaq, Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paçarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit.

Të gjithë akuzohen për shfrytëzim dhe përfitim të kundërligjshëm të tokave që janë pronë e komunës së Prizrenit dhe për vepra të tjera që kanë shkaktuar shkeljen e rëndë të të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)