29 Prill 2024

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KEK-ut për marrje e ryshfeti

Prishtinë, 16 nëntor - Prokuroria Komunale në Pejë, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës,  G. A. dhe  F. M. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale, marrje e ryshfetit, nga  neni  343  par. 1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

Të akuzuarit si persona zyrtarë, e në bashkëveprim, pas kontrollit të orëmatësit në shtëpinë e të dëmtuarit  nga Peja, kanë kërkuar përfitim për vete, kinse për të kryer një veprim zyrtar.  

Prokuroria Komunale në Pejë i ka propozuar Gjykatës Komunale në Pejë që të akuzuarit të shpallen fajtor, për veprën penale, me të cilën ngarkohen dhe të dënohen konform dispozitave të Kodit Penal të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)