06 Maj 2024

Aktakuzë kundër ish drejtorit të kompanisë Kosova e Re

Prishtinë, 23 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër V. Rr. ish drejtor gjeneral i kompanisë së Sigurimeve ”Kosova e Re” dhe  A. M. qytetar turk, këshilltar i ish drejtorit gjeneral të kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”.

Aktakuza sipas prokurorisë është ngrit për shkak të dyshimit se gjatë periudhës kohore 2008 – 2010, kanë kryer veprat penale: Shpërdorim i detyrës zyrtare neni 339  par. 1 dhe 3 i KPK-së,  në lidhje  me nenin 23 të KPK-së; Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, nga neni 340 paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të KPK-së; si dhe Mashtrim nga neni 261, paragrafi 1 dhe 2 i KPK-së, lidhur me nenin 23 të KPK-së.

Të akuzuarit, në cilësinë e personave zyrtarë gjatë periudhës kohore 2008-2010, nga buxheti i kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë përvetësuar rreth 428.651.00 euro  në formë të bonuseve, fakt që është vërtetuar nga Raporti i Ekzaminimit të BQK-së, si dhe nga ekstrakti bankar.

Për këtë rast hetimet i ka udhëhequr dhe e ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)