29 Prill 2024

Aktakuzë kundër 35 personave për shpërdorim dhe falsifikim

Pejë, 16 nëntor - Prokuroria Publike Komunale në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër tetë zyrtarëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë dhe njëzeteshtatë ish studentëve të këtij fakulteti.

Kjo për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryes në vazhdimësi kanë kryer vepra penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare ose autorizimit, nga neni 339 par 2 i KPK-së, falsifikim të dokumenteve zyrtare nga neni 348 par 1 i KPK-së,  falsifikim të dokumenteve, nga neni 332 par 3 i KPK-së,  marrje e ryshfetit nga neni 343 par 1 i KPK-së,  mashtrim nga neni 261 par 1 i KPK-së,  si dhe veprën penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës nga neni 340 par. 1, lidhur me nenin 23 të KPK-së.

Të akuzuarit janë: M. H., sekretar në FSHAB, V. H., zyrtar për mësim në FSHAB, Z. V.,  ish referente në FSHAB, A. S., ish dekan në FSHAB, M.GJ., ish arkiviste në FSHAB, L. A., referente në FSHAB, H. L., referent në  FSHAB, Sh. Sh., ish profesor, bashkpunëtor në FSHAB, si dhe ish studentët: Z. Sh., Sh. S., B. Z., M. J., K. H., F. K., E. M., B. P. , H. L., M. M., E. G., L. L., M. L., V. S.,  R. Sh., S. L., V.L, E. B., F. D., A. S., B. M., A. B., F. N., B. K., F. V., G. Ç. dhe B. P.

Si rezultat i hetimeve një vjeçare, Prokuroria Komunale në Pejë ka arritur që të vërtetoj përtej dyshimit të bazuar, se të pandehurit, (zyrtarët e FSHAB-së), kanë regjistruar dhe diplomuar qindra studentë, kanë pranuar si kalim prej fakulteteve tjera, pa çregjistrim paraprak në ato fakultete, (shumë prej tyre është vërtetuar se nuk kanë qenë fare student të atyre fakulteteve, pra kanë bërë kalime fiktive), kalime nga fakultete private, që ka qenë e ndaluar me statut të UP-së, nga drejtime të ndryshme, që, gjithashtu ka qenë e ndaluar dhe në kundërshtim me të gjitha rregulloret, urdhëresat administrative e statutin në fuqi, kanë vërtetuar me qindra nota e certifikata të diplomimit të falsifikuara, u kanë dhënë mundësi të pandehurve këtu, ish student që të falsifikojnë notat mesatare të studimeve, të cilët ky fakt nuk i liron nga përgjegjësia penale.

Si pasojë e parregullsive dhe lëshimeve të skajshme nga ana e këtyre zyrtarëve buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm prej nëntëqind e tetëdhjetetre mijë e njëqindedyzetetetë (983.148,00) euro.

Prokuroria Komunale në Pejë i ka propozuar Gjykatës Komunale në Pejë që të akuzuarit të shpallen fajtor për të gjitha veprat penale, me të cilat ngarkohen dhe të ndëshkohen konform dispozitave të Kodit Penal të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)