28 Prill 2024

Aktakuza kundër djalit të Grabovcit, brenda muajit

Prishtinë, 13 gusht - Brenda një viti, anëtarët e familjes së deputetit të Partisë Demokratike te Kosovës, Adem Grabovcit, u bënë personazhe të katër skandaleve publike.

Fillimisht gruaja e deputetit të PDK-së ishte plagosur me armë, ndërsa djemtë e tij, muaj më parë e rrahën një polic.

E, tani djali i Grabovcit , Guximi i cili u kapë me armë, pritet të përballet edhe një herë me drejtësinë. Prokurori Agim Kurmehaj thotë se brenda muajit mund të ngrihet aktakuza kundër tij.

Vetëm brenda një viti familja e Adem Grabovcit, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, është përfshirë në katër skandale publike, shkruan “Express”.

Rasti i parë ishte ai i plagosjes së gruas së tij, për çka Grabovcit iu konfiskua revolja personale.

Në të dytin, dy djemtë e tij, Guximi dhe Ngadhënjimi, rrahën policin Avni Selaci nga Vushtrria, veç se ua kishte shqiptuar një dënim për thyerje të rregullave të komunikacionit.

E për të mbetur tek armët, djali i madh i Adem Grabovcit, Guximi, nuk e ka problem as ta pranojë se po i mban ato kundërligjshëm, ani pse babai i tij është anëtar i Parlamentit të Kosovës nga radhët e partisë në pushtet- PDK.

Sido që të jetë, vetë Grabovci pati deklaruar kohë më parë publikisht se drejtësia duhet të vendos për secilin, përfshirë edhe djemtë e tij.

Në rastin e dytë drejtësia, liroi që të dy djemtë e Grabovcit derisa vepra e kryer e klasifikuar , si “mosrespektim i urdhrave zyrtare” e shndërrua në ”sulm ndaj personit zyrtar”, vetëm atëherë kur mediat raportuan për rastin.

Ky rast vazhdon të jetë në Prokurori.

Derisa te rasti i tretë, në të cilin Guxim Grabovci u zu me një kallashnikov (AK- 47), me 90 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 31 fishekë, për drejtësinë nuk duket aq punë e madhe. Kështu të paktën nuk i duket Prokurorit që ka qenë kujdesatar në mbrëmjen e së shtunës (kur ka ndodhur ngjarja).

Ani pse sipas Kodit Penal të Kosovës, respektivisht nenit 374 dënimi për këtë vepër nis prej alternativës me gjobë deri 7500 euro e deri në 10 vjet burgim.

“Me u interesu për do krime ma të rënda sesa për këtë krim, Gazeta, Kosova kaherë kish lulëzu”, ishte përgjigja fillestare e Prokurorit dhënë për Express.

Derisa më pas nisi të flasë për procedurat që Guximi pritet t’iu nënshtrohet. Ndër to, përmendi faktin se mbi të ka gjasë që brenda një muaji të rëndojë edhe aktakuza për armëmbajtje pa leje meqë pronësinë mbi armët, djali i Grabovcit veç e ka pranuar.

“Nuk duhet me shku ma gjatë se një muaj kjo punë”, tha ai.

“Ka bazë se e ka pranu që janë armët e tij, kështu që s’ka kurrfarë dileme për këtë, por është vetëm armëmbajtje, nuk është përdorim, sepse ka dallime kur e përdorë atë p.sh. në dasmë apo diku tjetër, pra është vetëm armëmbajtje pa leje”, shtoi Agim Kurmehaj për Express.

I pyetur ndërkaq nëse situatën e Guximit do të mund ta rëndojë fakti se ai është i dyshuar edhe për rrahjen e Avni Selacit, Prokurori tha se kjo i mbetet fazës së gjykimit eventual.

“Kjo mundet me ndiku te Gjykata me rastin e marrjes së dënimit atëherë mundet me marrë parasysh edhe ndëshkueshmërinë e tij të mëparshme domethënë me rastin e matjes së dënimit të tij eventual, por jo në këtë fazë”, tha Kurmehaj.

Vetë Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci , ishte i përfshirë në skandalin e njohur si afera “Pronto”. Por as pas krejt këtyre skandaleve Grabovci nuk ka kërkuar falje publike.

Express ka tentuar gjatë gjithë ditës të kontaktojë me vetë Grabovcin për ta marrë edhe komentin e tij në lidhej me krejt këto.

/Express/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)