12 Maj 2024

AKSP nënshkruan marrëveshje me Finlandën dhe Estoninë

Prishtinë, 9 shtator - Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Policore të Finlandës dhe Akademinë e Estonisë për Siguri Publike.

Këto marrëveshje janë nënshkruar gjatë vizitës zyrtare të drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi në Finlandë dhe Estoni.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është rezultat i Projektit të Binjakëzimit të Komisionit Evropian, të cilin e implementojnë ekspertët e sigurisë publike nga Akademitë përkatëse të Finlandës dhe Estonisë.

Marrëveshja përfshinë zhvillimin dhe bashkërendimin e studimeve nën-diplomike dhe pas-diplomike, lidhjet e hulumtimit dhe zhvillimit, shkëmbimin dhe vizitat e personelit akademik.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme për AKSP-së, për faktin se AKSP është pranuar si partnere reciproke”, ka deklaruar drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi.
 
Akademia e Kosovës për Siguri Publike pritet që gjatë muajit shtator të aplikojë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim për akreditimin e programit të Fakultetit të Sigurisë Publike – nivelin Bachelor dhe këto marrëveshje do të  shërbejnë AKSP-së si mbështetje e njohjes ndërkombëtare të vlerave të saja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)