27 Prill 2024

Aksionet e EULEX-it në pikat kufitare në veri nisin nesër

Prishtinë, 15 shtator - EULEX do të kryejë punët policore dhe doganore në portat 1 dhe 31 (Jarinje dhe Bërnjak). Kjo sipas EULEX do të bëhet në përputhje me mandatin ekzekutiv që ka misioni.

Në fakt, kjo do të thotë që EULEX-i do të ndihmojë implementimin e marrëveshjes për vula doganore të arritur më 2 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Marrëveshja për vulat doganore ishte pjesa e fundit që mungonte për të lansuar një sistem të mirëfilltë doganorë, të cilin ne edhe e synojmë. Kosova, nën administrim të UNMIK-ut, që nga viti 2000 është bërë një zonë doganore, dhe është trajtuar nga BE-ja gjithmonë si e tillë.

Marrëveshja ,e cila nuk ka asgjë të bëjë me statusin, është për të ndërmarrë një hap të madh përpara në sundimin e ligjit në Kosovë, e që është në interes të gjithë qytetarëve.

Mungesa e funksionimit të sistemit doganorë në të gjithë territorin e Kosovës ka lejuar që aktivitetet ilegale të zhvillohet lirshëm, veçanërisht por jo ekskluzivisht në veri të Kosovës. Tani do të kemi mundësi të merremi shumë më mirë me këtë çështje.

Ky është një hap i rëndësishëm dhe të gjithë do jenë përfitues. Operacionet doganore në porta do të kryhen nga doganierët e EULEX-it, në prezencë të doganierëve të Kosovës.

EULEX-i fton të gjithë qytetarët të përkrahin këto masa për të përmirësuar sundimin e ligjit për të gjithë.

Detajet e masave të përfshijnë:

    Pikë kalimi në Bërnjak do të jetë e hapur për trafik komercial dhe personal, si dhe për mallra komerciale dhe jo-komerciale. Importet e mallrave komerciale nëpërmjet pikës në Bërnjak duhet të zhdoganohen në Terminalin Doganorë në jug të Mitrovicës.

    Deri sa të instalohet infrastruktura e duhur në Jarinjë, ky pike kalim do të jetë i hapur vetëm për mallra jo-komerciale dhe trafik personal.

    Të gjitha mallrat komerciale që i nënshtrohen akcizës (si alkooli, cigaret dhe karburantet) duhet të zhdoganohen nëpër pike kalimin e Merdares ose në ndonjë pikë tjetër të autorizuar për trafik tregtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)