04 Maj 2024

Aksion për kapjen dhe strehimin e qenve endacak në Gjilan

Gjilan, 24 dhjetor - Iniciativa Facedog KosovaKosova dhe Strehimorja e Qenve dhe Maceve e Kosovës së Jugut South Kosovo Dog and Cat Shelter, kanë zhvilluar  një aksion për kapjen e qenve endacak në qytetin e Gjilanit.

Ky aksion është zhvilluar nga dhjetëra vullnetarë të këtyre dy organizatave, me që rast janë kapur dhe dërguar për strehimore shumë qen endacak të cilët jetonin në rrugët e këtij qyteti.

Në mënyrë që qenët endacak mos t’i nënshtrohen vrasjeve nga komunat e Kosovës, Facedog Kosova dhe SKDCS, do të zhvillojnë aksione të ngjashme në gjithë Kosovën, për të ndikuar që qenët endacak të trajtohen sipas parimeve humane dhe njëkohësisht të krijohet një ambient sa më i sigurt edhe për qytetarët të cilët kanë qenë dhe janë në rrezik nga kafshimet apo infeksionet që bartin këto kafshë.

Në mënyrë që këto aksione të përshpejtohen dhe të zvogëlohet sa më shumë numri i qenve nëpër rrugët e Kosovës, nevojitet që edhe qytetarët të japin kontributin e tyre, qoftë duke mbështetur direkt grupet e vullnetarëve apo edhe me ndihma në ushqim dhe medikamente për strehimoret të cilat rishtazi janë ndërtuar në disa nga komunat e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)