29 Prill 2024

Aksion për arrestimin e personave që vranë Enver Zymberin

Prishtinë, 1 shtator - Në aksionin e përbashkët të EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës që u zhvillua dje në veri, synohej kapja e pesë personave. Vlladan Tihomir Rakiç, me nofkën Sise, Sllobodan Blagoje Vuçiniç, me nofkën Sllobo, Radomir Urosh Kasaloviç, Ratomir Radun Bozhoviç, me nofkën Dude, dhe Radovan Zoran Radiç, me nofkën Krelac, ishin personat e kërkuar nga policia.
 

Që të gjithë këta persona për të cilët është lëshuar fletë-arrest dhe që dyshohen për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Enver Zymberi, nuk ishin në shtëpi në momentet e aksionit që është zhvilluar në fshatrat Zupç dhe Jegenicë. Është raportuar po ashtu se gjatë aksionit të djeshëm është ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e Sllavisha Ristiçit.
 

Këta persona të kërkuar kanë qenë paraprakisht të njoftuar për aksionin e EULEX-it, të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës për arrestimin e tyre. Bëhet e ditur se, në të gjitha rastet kur është zhvilluar ndonjë aksion i policisë dhe KFOR-it, dhe për të cilin është njoftuar paraprakisht policia në veri, aksioni ka rezultuar i pasuksesshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)