12 Maj 2024

Aksidente në Shipëri, vdes një 10 vjeçare nga Kosova

Tiranë, 10 korrik - Një i vdekur dhe 11 të plagosur është bilanci i tre aksidentëve të ndodhura një ditë më parë në magjistralën Tiranë- Shkodër.

Mbrëmjen e të hënës, rreth orës 22.30 një automjet me targat e Kosovës doli nga rruga duke përfunduar në greminë.

Sipas policisë, në këtë aksident janë plagosur 3 fëmijë dhe 3 gra, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës, ku po mjekohen jashtë rrezikut për jetën.

Po një familje tjetër kosovare ka bërë një tjetër aksident me makinë në superstradën Milot Lezhë, afër Kryqëzimit të Rrilës dhe kanë mbetur të plagosur

Për pasojë ka humbur jetën një 10 -vjeçare, ndërsa janë plagosur 6 të tjerë, mes tyre tre fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës, ku dhe po marrin ndihmën mjekësore. Pak orë para tij, në Shëngjin mbeti i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve të cilat u përplasën me njëri-tjetrin.

Ndërsa paraditen e të hënës një familje kosovare u aksidentua në të njëjtin aks rrugor, pasi makina e tyre u përplas me një Range Rover.

Shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit fuoristradë, i cili më pas u përplas në mënyrë ballore me automjetin me targa të Kosovës, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri për pushimet verore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)