27 Prill 2024

Aksident trafiku me lendime te renda

Prishtinë, 22 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësiti i Komunikacionit Rajonal pran Drejtorisë Rajonale në Pejë sot rreth orës 01:50 në fshatin Lloqan komuna e Decanit ka shenuar një aksident komunikacioni me lendime të rënda.

Sipas hetimeve në vendngjarje,mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa ngasesi
(i dyshuari) Daut T. (1994),ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të tipit BMW me targa
W-21988W-në aksin rrugor Deçan-Voksh-Junik,dhe në fshatin Lloqan ka humbur kontrollin mbi timon dhe është rrokullisur në të djathtë jashtë rruge në drejtim të Junikut,me ç’rast ka pësuar edhe vetë lëndime.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe mospërshtatjes së kushteve të rrugës.

Nga ky aksident janë lënduar 4 persona,një femër dhe tre meshkuj të moshave të ndryshme të cilët menjëherë janë dërguar në shtëpinë e shëndetit në Deçan, ndërsa femra është dërguar në QKUK Prishtinë,për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

Rasti do te procedohet nga Njësiti i Komunikacionit Rajonal DRP Pejë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)