04 Maj 2024

Aksident trafiku me lëndime e dëme materiale

Prishtinë, 21 mars - Policia e Kosoves ka bwrw tw ditur se dje rreth orës 17:40 policia është informuar se  në  rrugë – Lagjen Arbëria në Klinë , kishte ndodhur një aksident trafiku  me lëndime trupore dhe me dëme të konsiderueshme materiale .

Njësiti hetimor për aksidentet në komunikacionin rrugor menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer këqyrjen e vendit të aksidentit.

Sipas hetuesve deri te aksidenti kishte ardhur përderisa i dyshuari shtetas i Kosovës Sh.B. (1972)  kishte qene duke qarkulluar me automjetin e tij Wolsvagen transport nga drejtimi i Klinës në drejtim të magjistrales,.

Me te arritur në lagjen Arbëria, pikrishtë në hyrje të objektit “ETC”, duke e lëshuar rrugën kryesore nga krahu i djathtë në të majtë i pa sigurt dhe ne atë moment nga drejtimi i kundërt arrin drejtuesi me automjetin BMW, shtetasi L.S.(1992) në të cilin automjet ishte edhe pasagjeri A.G. (1991), me një shpejtësi dhe ne pa mundësi që t’i shmanget goditjes ik me automjet ne krahun e djathtë, duke dalë jashtë rrugës dhe me pjesën e parë të krahut të majtë e godet automjetin Wolfsvagen në pjesën e parë të djathtë.

Pas goditjes në ketë automjet,nuk arrin të ndalet dhe me pjesën e parë ballore e godet edhe rrethojën e ETC-ës,po ashtu godet edhe gjeneratorin e korrentit,te ETC-ës,dhe me ketë rast drejtuesit e këtyre dy automjeteve kanë pësuar lëndime trupore,si dhe pasagjeri në automjetin BMW .Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Te gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ne emergjencë dhe pas marrjes se ndihmës se pare janë ndaluar për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor në repartin kirurgjik .

Rasti hetohet nga njësia e hetimeve te aksidenteve NJRT Peje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)