16 Maj 2025

Aksident në Fushë Kosovë

Prishtinë, 10 prill - Raportohet se sot në magjistralen Fushë Kosovë - Prishtinë afër udhëkryqit të ETC-së,  ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën janë përfshirë pesë vetura.

Njësitet relevante të trafikut menjëherë kanë dalë në vend ngjarje për tu marrë me rastin. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dhjetë persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore edhe më tej janë në vend të ngjarjes duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Policia e Kosovës Apelon dhe njëherit kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u kushtojnë rëndësi pjesëmarrësve të tjerë në trafik, ku tani gjatë sezonës verore janë prezent në trafik motoçikletat dhe biçikletat.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të ndërmarrë masa ligjore ndaj shkelësve të ligjit mbi komunikacionin rrugor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)