28 Prill 2024

AKK heton 244 raste dhe dërgon në prokurori 52 raste të korrupsionit

Prishtinë, 4 prill - Agjencia Kundër Korrupcionit (AKK), në një konferencë të organizuar për media sot ka publikuar raportin vjetor që përfishinë periudhën janar-dhjetor të vitit 2012.

 Shefi i Agjencisë Kundër Korrupcionit, Hasan Preteni ka theksuar më ktë rast se mekanizmat që kanë për mision luftimin e korrupsionit vitin që lamë pas nuk kanë shënuar rezultate.

Por sipas tij prap se prap janë shënuar disa rezultate në parandalimin e korrupsionit dhe se baza juridike është fuqizuar dukshëm vlerësoi.

Preteni, gjatë prezantimit të raportit vjetor tha se është vënë rregull në fushën e deklarimit të pasurisë.

Ai ka bërë të ditur se Agjencia gjatë vitit 2012 ka zhvilluar procedurën e hetimeve në gjithsejt 244 raste prej të cilave 80 janë bartur nga vitet paraprake, kurse gjatë vitit 2012 janë pranuar edhe 164 raste.

Prej tyre sipas Pretenit, 52 raste janë përcjell në prokurori dhe polici për procedim të metutjeshëm, 7 raste janë përcjell në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës diciplinore, ndërsa 71 raste janë në procedurë.

Në kallëzimet penale të ushtruara, në 21 raste atakohen zyrtarë të qeverisë, 18 zyrtarë të pushtetit lokal dhe në 13 raste institucionet e tjera të pavarura.

Numrin më të madh, gjithsej 46, e përbëjnë veprat për shpërdorim të detyrës zyrtare. Veprat për të cilat atakohen zyrtarët e institucioneve vendit janë edhe përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, lidhje e kontratës së dëmshme etj.

”Në mesin e 159 zyrtarëve kundër te cilëve është ngritur kallzim penal ka udhëheqës të institucioneve qendrore, lokale dhe përfaqësues diplomatik, ndërsa përjanë 18 raste të dyshuara për vepër penale me element korruptive dhe 6 raste të dyshuara për shkelje administrative të përcjella me kërkesa për fillimin e porcedures diciplinore", ka thënë Preteni.

Hasan Preteni tha se rastet e hudhura nga prokurorët, janë bërë pa asnjë arsyetim. Ndërkaq sa i përket deklarimit të pasurisë, janë identifikuar 869 zyrtarë që ushtrojnë më shumë pozita: 670 me dy pozita ,177 me tri, 26 me katër dhe 6 të tjerë që ushtrojnë pesë funksione.

Preteni ka thënë se me kallëzimet penale të ushtruara, atakohet 21 raste kundër zyrtarëve të Qeverisë, 18 raste zyrtarë të pushtetit lokal ndërsa 13 në institucione të tjera.

“Tek hetimet nuk është e lejuar ligjërisht që të publikohen emrat e atyre zyrtarëve që dërgohen në prokurori. Mendojë që është një bazë e mirë dhe nuk është keq që është një gjë e tillë, se ju sigurojë që kjo Kosovë qysh është e vogël dhe lidhjet e ndryshme gjithçka do të stopohet, është mirë dhe ligjvënësi e ka paraparë që nuk duhet publikohen në këtë fazë”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)