06 Maj 2024

Agjenti i AKI-së dekonspirohet nga daja i tij

Prishtinë, 23 shkurt - Punëtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kastriot Islami, është “prerë në besë” nga daja i tij, Muhamet Meta. E ka denoncuar në polici për plaçkitje të bankës që dyshohen se e kanë kryer bashkë.

Meta, 56 vjeç, është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, pasi vetë është dorëzuar në stacionin e Policisë në “Dardani” të Prishtinës.

Pas këtij denoncimi, Policia ka arrestuar në Prishtinë nipin e tij, Kastriot Islami, 29 vjeç, dhe Arben Pirrakun, 30 vjeç.

Policia është vënë në kërkim edhe të shtetasit të Shqipërisë, Marin Lika, të cilët dyshohen se nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin 13 mijë euro të mërkurën, në NLB Bankë, që gjendet në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë.

Organet e hetuesisë dyshojnë se kjo grabitje është përgatitur moti dhe është studiuar mirë, pasi që Arben Pirraku ka një zyrë pune afër bankës. Policia dyshon se ky është grup i organizuar edhe për faktin se dy të dyshuarit janë nip e dajë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)