Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi trajnon Policinë Kufitare

Prishtinë, 15 mars - Në kuader të bashkpunimit mes Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore dhe Policisë së Kosovës, zyrtarët e Agjencisë, Dr.Sc. Fadil Hasani, dhe Argjend Rrustemaj, mbajtën një trajnim tre ditor për zyrtarët e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari.
Ky trajnim kishte për temë \"Zbulimi dhe luftimi i trafikut të materialeve radioaktive dhe bërthamore\".
Ky trajnim është ndjekur nga rreth 80 zyrtarë të Policisë Kufitare të Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari.
Pas këtij trajnimi Komandanti i Stacionit Policor të Aeroportit, Kapiten Adem Krasniqi, shpërndau mirënjohje falenderime për zyrtarër e Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.