05 Maj 2024

Agjencia për konfiskimin e pasurisë top prioritetet për Ministrinë

Prishtinë, 12 maj - Ministria e Drejtësisë ka organizuar seminarin me titull: “Funksionalizimi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar”.

Në hapjen e punimeve të këtij seminar, morën pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ministri i Financave, Bedri Hamza, Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Enver Peci, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe njëherësh kryeprokuror i Shtetit, Ismet Kabashi, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Policisë, Doganave etj.

Në fjalën hyrëse para pjesëmarrësve të seminarit, ministri Kuçi tha së funksionalizimi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, është synim parësor dhe paraqet një ndër top prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Siç e kemi theksuar shpesh herë, funksionalizimi i kësaj agjencie është synim parësor dhe paraqet një ndër top prioritetet e Ministrisë që unë drejtoj dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës si tërësi. Funksionalizmi i Agjencisë në fjalë është i një rëndësie të veçantë dhe është element kyç për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, gjë që jemi zotuar ta bëjmë së bashku dhe në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe institucionet e gjyqësorit të Kosovës, me anë të veprimeve konkrete”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa, shefi i EULEX-it, de Marnhac dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Sinno, funksionalizimin e kësaj agjencie e vlerësuan si shumë të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe njëherësh ofruan mbështetjen e  institucioneve që ata përfaqësojnë, për këtë agjenci.

Në anën tjetër, kryetari i KGJK-së, Enver Peci dhe kryeprokurori, Ismet Kabashi, thanë së funksionalizimi i kësaj agjencie, do t’i ndihmojë në masë të madhe sistemit gjyqësor të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)