18 Maj 2024

Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë 128 kallëzime penale

Prishtinë, 2 prill - Agjencia Kundër Korrupsion gjatë publikimit të raportit vjetor të punës ka bërë të ditur se rastet e raportuara për dyshime të korrupsionit gjatë vitit 2013, kanë shënuar rritje dhe kanë bërë 128 kallëzime penale për raste të dyshuara korruptive.

Sipas drejtorit Hasan Preteni nga 319 raste që i ka trajtuar dhe që kanë zhvilluar hetime paraprake, 97 prej tyre janë mbyllur, kurse, 56 janë në procedurë hetimor, përderisa si shkelje administrative nga zyrtarët janë regjistruar 8, përderisa 30 raste janë përcjell në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas tij, nga veprimet e tilla të dyshuar për korrupsion, humbjet nga buxheti i Kosovës janë milionëshe.
 
Preteni theksoi se kallëzimet penale, të cilat janë dërguar në Prokurori, kanë të bëjnë edhe me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës të dyshuar se janë të përfshirë në afera të korrupsionit.
 
“Rastet e zyrtarëve janë të niveleve të ndryshme. Rrallë mund të mbetet ndonjë institucion që nuk kemi pasur ndonjë informacion për veprime të mundshme korruptive. Ka të niveleve të larta edhe në Qeveri, ka edhe në ndërmarrje publike, ka edhe shumë kryetarë komunash. Unë them se ligjërisht, kallëzimet tona penale, emrat e këtyre zyrtarëve janë të njohur për prokuroritë dhe deri më tani 238 i kemi dërguar”, tha Preteni.

Ai ka thënë se në mesin e të hetuarve ka zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, prokurorë, gjyqtarë e të tjerë.

Hasani ka treguar se në vitin 2013 ka pasur raste të shtimit të veprave korruptive. Ai edhe njëherë është shprehur i zhgënjyer me punën e prokurorisë vendore për trajtimin e lëndëve që përcjellën nga Agjencia Kundër Korrupsion në adresë të tyre. 

Drejtori i AKK-së tregoi se gjatë vitit 2013, agjencia ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 319 raste, prej të cilave 72 prej tyre janë bartur nga vitet paraprake, kurse gjatë vitit 2013 janë pranuar edhe 247 raste. Prej këtyre, 128 janë përcjellë në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshme.
 
“Fusha më e ndjeshme që më së shumti po gjeneron korrupsion, është fusha e prokurimit publik dhe shumica e rasteve të trajtuara në agjenci kanë të bëjnë me këtë fushë. Me të vërtetë ka probleme të shumta në këtë fushë dhe problemet janë qysh nga faza e fillimit të një tenderi, në fushën prokurimit prej përcaktimit të kritereve deri të mbikëqyrja. Në çdo fazë ka probleme të shumta”, bëri të ditur Preteni.
 
Në raportin e publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, thuhet se nga kontrolli i formularëve të deklarimit të pasurisë, janë identifikuar zyrtarë të lartë që ushtrojnë dy e më shumë funksione.
 
Madje, një nga zyrtarët e lartë që emri i tij nuk u bë i ditur, ka 7 vende pune. Kjo dukuri, sipas AKK-së, mund të paraqesë rrezik për burim të konfliktit të interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)