28 Prill 2024

Afishe të falsifikuara nga aktivist të “Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë, 25 gusht - Sot në orët e hershme të mëngjesit 03:40, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë,  njësit policore nga stacioni policor  Qendra kanë ndaluar tre persona të dyshuar aktivist të “Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ndalimi i këtyre personave të  dyshuar është bërë për shkak se të njëjtit kanë bërë shpërndarjen e afisheve me përmbajtje “urdhër arrest për Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe tre ministrave të tjerë”.

Afishet të cilat janë shpërndarë nga këta aktivistë kanë logon e Republikës së Kosovës dhe logon e Policisë së Kosovës.

Kjo afishe në formë të memos së policisë është e falsifikuar nga ana e aktivistëve të “Vetëvendosjes” e cila njëherit përmban edhe numrin e rastit i cili po ashtu është i falsifikuar. 

Prokurori kujdestar i rastit ka urdhëruar që të njëjtit të lirohen dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës, është e shqetësuar lidhur me veprimet e aktivistëve të “Lëvizjes  Vetëvendosje” të cilët kanë falsifikuar dokumentin policor dhe te njëjtin e kane shpërndarë në lokacione të ndryshme të kryeqytetit. 

PK-ja, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit të gjerë sqaron se aktivistët e “Lëvizjes Vetëvendosje” kanë bërë falsifikimin e  dokumentit (afishet) të cilat kanë pas logo dhe përmbajtje policore, dhe se të njëjtin dokument kjo lëvizje e ka shfrytëzuar për aktivitete dhe qëllime politike.

Me këtë rast informojmë opinionin publik dhe njëherit konfirmojmë se dokumentet e tilla të shpërndara nuk janë dokumente zyrtare të PK-së dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen si dokumente zyrtare.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)