27 Mars 2023

Admirali Mark Fitzgerald viziton Kosovën

Prishtinë, 3 maj - Të mërkurën, më 5 maj Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli (JFC Naples), Admirali Mark Fitzgerald, do të vizitojë Shtabin qendror të KFOR-it. Pas njoftimit nga Komandanti i KFOR-it, LTG Markus Bentler, të dy Komandantët do të mbajnë konferencë për media, duke filluar në orën 10:10.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFC Naples) është një nga komandat ushtarake të NATO-s. Komandanti i Forcave të Perbashkëta në Napoli i reporton Komandantit Suprem të Foracve të Përbashkëta për Evropë (SACEUR)
në shtabin Suprem të Forcave të Përbashkëta për Evropë, Casteau, Belgjikë.

Si Komandanti Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, Admirali Fitzgerald ka përgjegjësi operative për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe.

Ai mori këto detyra më 30 nëntor 2007.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)