02 Maj 2024

Abdyl Kukaj dënohet me tetë vite burgim

Prishtinë, 4 korrik - Sot, një trup gjykues i përzier me gjykatës të EULEX-it dhe atyre kosovar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë e shpallën Xhemë Thaqin fajtor për krim të organizuar dhe trafikim të drogës dhe e dënuan me pesëmbëdhjetë (15) vite burgim dhe 200.000 euro gjobë.

Gjykata e shpalli Abdyl Kukajn fajtor për krim të organizuar dhe e dënoi me tetë (8) vite burgim.

Gjatë bastisjes së vendbanimit të Abdyl Kukajt dhe arrestimit të tij, Policia e Kosovës i ka konfiskuar 13.000 euro para të gatshme. Gjykata e ka shfrytëzuar legjislacionin aktual për konfiskimin e pasurisë dhe ka urdhëruar konfiskimin e parave të gjetura.

Gjykata vërtetoi se në vitin 2009, Xhemë Thaqi dhe Abdyl Kukaj kanë marrë pjesë në një grup të organizuar për trafikimin e drogës. Xhemë Thaqi i ka organizuar aktivitetet e grupit duke e bashkërenduar transportimin dhe financimin e drogës. Në një rast ai e ka organizuar blerjen e 109 kilogramëve kanabis dhe e ka trafikuar drogën prej Shqipërisë në Kosovë me qëllim të shitjes gjetiu në Evropë. Në mesin e aktiviteteve tjera, Abdyl Kukaj i ka caktuar korrierët për transportimin e drogës.

Gjatë këtij gjykimi, Gëzim Iseberi është liruar nga të gjitha akuzat.

Ndjekjen penale e ka bërë një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Palët mund të ankohen kundër vendimit brenda 15 ditëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)