19 Maj 2024

AAK: Të testohet Plani i Reagimit Kombëtar i Emergjencave

Prishtinë, 26 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se kapacitetet e Kosovës për gatishmërinë e reagimit ndaj situatave emergjente duhet të zhvillohen dhe operacionalizohen.

Departamenti për Sundim të Ligjit në AAK vlerëson se Plani i Reagimit Kombëtar të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME) në Kosovë duhet të testohet sa është funksional në praktikë.

Një  Agjencion i Menaxhimit të Emergjencave (AME) plotësisht funksional është elementi më i rëndësishëm i përmirësimit të aftësive për reagime në rast fatkeqësive në Kosovë. Operacionalizimi i AME-së nuk është aq shumë i rëndësishem se ku është e vendosur sesa nëse ka autoritetin nevojshëm, pajisjet e komunikimit, oficerët ndërlidhjës, si dhe marrëdhëniet ndër-institucionale të koordinuara.

Plani i Reagimit Kombëtar duhet të testohet sesa është funksional në praktikë. Pa ushtrime dhe simulime të rregullta të fatkëqesive të ndryshme, ku do të vihet në provë ky plan dhe institucionet përgjegjëse, atëherë është vetëm nje dokument me shumë asgjë më tepër.

Departamenti për Sundim të Ligjit në AAK vëren mungesë të planifikimeve dhe mungesë të burimeve dhe kjo e zvogëlon efektivitetin e këtij plani.

Po ashtu, vërehet nevoja për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përgjëgjese dhe ngritja të gatishmërise së institucioneve.

Mungesë e madhe është identifikuar edhe në ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe institucioneve lidhur me ketë plan, si dhe mos-ekzistimi i sistemit të alarmimit dhe informimit të publikut.

Komunikimi ndërmjet institucioneve është pjesë kritike e planit të reagimit edhe pse plani ekziston, në situata reale nga çdo plan duhet të rrjedh një komunikim i shpejtë, i saktë dhe në kohë i të gjithë të përfshirëve në ketë situatë.

Departamenti për Sundim të Ligjit i AAK-së vlerëson se në qeverisjen e ardhshme duhen të përmirësohen këto kategori në fushën e manaxhimit të emergjencave:

1) Transporti, 2) zjarrëfikësit (statusi), 3) Menaxhimi i emergjencave, 4) menaxhimi i logjistikës dhe përkrahja e burimeve, 5) kërkimi dhe shpëtimi, 6) plani efikas ndaj rrjedhjeve të mundshme të materieve kimike dhe naftës, 7) energjetika, 8) siguria publike, 9) vendstrehimet, 10) shëndeti publik dhe ndihma e parë, 11) rimëkëmbja e komunitetit pas fatkeqësive, 12) komunikimi, si dhe 13) marrëdhëniet me publikun.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)