15 Maj 2024

17 zyrtarë të IPK-së u trajnuan nga ICITAP-i amerikan

Prishtinë, 4 tetor - Në një ceremoni solemne të organizuar sot u ndanë certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit në trajnimin  e avancuar dy javor “për hetime të brendshme”.

Në këtë ceremoni përveç trajnerëve nga ICITAP-i amerikan pjesëmarrës ishin Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), z. Fitim Shishani i cili vlerësoi lart përkrahjen e ICITAP-it amerikan me këtë trajnim dhe trajnimet e tjera për pjesëtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Paanshmëria, profesionalizimi, modestia, kolegialiteti, etika, morali dhe integriteti brenda Inspektoratit Policor të Kosovës janë vlera që duhet të jenë pikënisja për secilin pjesëtarë të IPK-së dhe trajnime të tilla do të fuqizojnë këto vlera te ju” – theksoi z.Shishani duke ju drejtuar pjesëtarëve të IPK-së. 

Pjesëtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë qenë pjesëmarrës edhe në shumë trajnime të tjera të organizuara nga ICITAP-i të cilat kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve të IPK-së.

Ky trajnim ishte më i veçantë se trajnimet e mëhershme duke marrë parasysh edhe punën e përbashkët në terren si pjesë e fuqizimit të kapaciteteve hetuese të punonjësve të IPK-së.

Në fund të trajnimit, nga IPK-ja u ndanë mirënjohje për trajnuesit nga SHBA-të për kontributin e tyre të dhënë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të IPK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)