30 Prill 2024

15 vite paqe ndërtimi në Kosovë, mësimet e nxjerra për Rajonin

Prishtinë, 13 qershor - Friedrich ebert Stiftung dhe Kolegji ILIRIA, në Prishtinë po organizojnë konferencën ndërkombëtare: “15 Vite të Paqe ndërtimit në Kosovë – Mësimet e Nxjerra për Rajonin dhe më gjerë” e cila nis nga sot e deri  me 15 Qershor.

Qëllimi i konferencën është të përpiqet të bashkojë: ekspertë mbarëbotëror, akademik, hulumtues, studiues dhe të diplomuar të fushës së paqe-ndërtimit, në mënyrë që të adresoj nevojat, pritjet dhe sfidat e projekteve të së ardhmes në fushën e paqe-ndërtimit. 

Në dekadat e fundit, paqe-ndërtimi ndërkombëtar dhe rindërtimi pas luftërave civile ka arritur të promovojë stabilitetin dhe të frenoj konfliktet në shumë rajone anembanë botës, të ndalojë dhunën dhe të jua mundësoj komuniteteve të rindërtojnë jetët dhe shoqëritë e tyre.

Gjithsesi, të dhënat e paqe-ndërtimit tregojnë se ekzistojnë probleme të ndërlidhura me efektivitetin dhe legjitimitetin e paqe-ndërtimit, veçanërisht lidhur me promovimin e demokracisë liberale, reformave të tregut dhe të institucioneve shtetërore.

Hulumtimi i fundit argumenton se këto limitime mund të adresohen duke përdorur qasjen e bazuar në siguri, e cila mund të ofrojë informacione për formën e qëndrueshme të paqe-ndërtimit.

Pesëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës në Kosovës, me ç’rast “protektorati ndërkombëtar” transitor është përdorur si strategji e paqe-ndërtimit, është pasuar nga deklarata e pavarësisë, Kosova, si një shtet i pavarur ka bërë hapa të rëndësishëm drejt pajtimit dhe në vazhdimësi po bënë përpjekje të mëdha, për të kontribuar si një faktor i stabilitetit për rajonin.

Gjithsesi, vendi akoma po përballet me sfida të mëdha në funksionalitet, si pasojë e problemeve me njohjen e saj ndërkombëtare dhe pamundësinë për tu bërë plotësisht demokratike, sovrane dhe shtet i njohur, anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Ekzistojnë dilema, nëse procesi i paqe-ndërtimit në Kosovë ka qenë model i suksesshëm ose jo, dhe nëse mund të përdoret dhe të përsëritet në tjera zona konfliktuale në mbarë botën.